Basha bashkëbisedim me studentët e Drejtësisë: Më duhet ndihma juaj, që më 25 prill të nisim ndryshimin
Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi mesditën e së shtunës një bashkëbisedim me studentët e Drejtësisë, të cilët ndanë me të shqetësimet sa i përket arsimimit.
Kreu i PD nga ana e tij kërkoi ndihmën e të rinjve që vendi të nisë ndryshimin dhe ndarjen nga e kaluara më 25 prill.
Pjesë e këtij ndryshimi sipas tij është vëmendja më e madhe ndaj të rinjve, duke siguruar për ta programe studimi, si dhe lufta ndaj korrupsionit si e keqja më e madhe që sipas z. Basha ka përfshirë vendin prej 7 vitesh.
“Duhet urgjentisht të kemi veprime të shpejta për t’i ardhur në ndihmë studentëve. Edhe 4 muaj t’i japim fund këtij sistemi të korruptuar që është bërë pengesa kryesore për ju, drejtësinë dhe integrimin evropian. Dhe mënyra më e mirë është të bëhemi bashkë.
Sa herë shqiptarët janë bërë bashkë, janë larguar edhe nga situata më të vështira. 25 prilli është dita e një bashkimi të madh për të rikthyer besimin tek vetja. Këtë besim mos ta shpërdorojmë, por ta kthejmë në forcë. Na duhet një mendësi e re që nuk i ndan studentët sipas përkatësisë politike.
Studentët shqiptarë shkëlqejnë kur janë jashtë. Çfarë na mungon që këtë talent ta përdorim për të dhënë shpresë për shoqërinë shqiptare. Duhet të çlirojmë shoqërinë nga kjo pengmarrje, nga ky mosbesim që ka kapluar vendin, siç e kemi vërë në të shkuarën, kur hoqëm vizat, ku qindra me mijëra të rinj kanë studiuar jashtë dhe janë kthyer në vend.
Sot ka ardhur koha që këtë gjë ta bëjnë njerëz që e dinë si bëhet, siç jam unë, por më duhet ndihma juaj”, tha kreu i PD.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta