Basha dhe Bardhi u vendosnin gjoba oligarkëve? Balliu: Kjo dihej nga të gjithë
Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se brenda kësaj force politike, ka pasur debate në lidhje me gjobat që ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputeti Gazment Bardhi, u vendosnin oligarkëve, pasi ishte diçka që dihej.
Në një intervistë për Euronews Albania, Balliu deklaroi se kjo çështje nuk do diskutim.
“Po padiskutim. Atë e dimë ne të gjithë, është diskutuar rëndom. Është bërë debat në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Është diskutuar, sepse e mbani mend shumë mirë që ka qenë çështja e pallateve te teatri, keni raportuar për një debat të këtij lloji në Këshillin Kombëtar. Por që Lulzim Basha, Gaz Bardhi e të tjerë, kanë përdorur persona për gjoba, kjo nuk ka nevojë për dfiskutime”, theksoi Balliu.
Mbrëmjen e djeshme, deputeti demokrat, Flamur Noka ka hodhi akuza të forta në drejtim Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Noka u shpreh se ata bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre.
LEXONI GJITHASHTU
Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë
- 12:40 Momenti kur deputetë e PS qëllohen me vezë nga protestuesit sa dalin nga Parlamenti (VIDEO)
- 12:39 Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova
- 12:30 Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
- 12:18 Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
- 12:09 Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
- 12:01 Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni