Basha: Ditën kundër korrupsionit, natën kundër SPAK-ut, nuk qëndron

10 Maj 2024 | 12:05

Në fjalën e tij në Kuvenin Zgjedhor të degës numër 5 në Tiranë, kreu i PD, Lulzim Basha, përsëriti edhe njëherë qëndrimin e PD në mbështetje të SPAK.

Ai kërkoi edhe njëherë votimin e amendamenteve të propozuara në Kuvendin e Shqipërisë, pasi siç u shpreh, forcojnë më shumë institucionet e drejtësisë.

Pjesë nga fjala e Bashës në Kuvendin Zgjedhor të degës nr 5 të PD, Tiranë:

“I tillë është edhe qëndrimi ynë i pakushtëzuar në mbështetje të drejtësisë, në mbështetje të SPAK, sepse është qëndrimi në mbështetjeje të shtetit të së drejtës. Prandaj Partia Demokratike, ka qëndruar dhe qëndron jo thjesht me fjalë, por me fakte si ato që ndodhen të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë, për fuqizimin e SPAK-ut. Forcim dhe jo dhe jo dobësim të institucioneve të drejtësisë, fuqizim institucioneve të drejtësisë, inkurajim i drejtësisë për të luftuar dhëmbë për dhëmbë korrupsionin politik, pavarësisht prej ngjyrave, pavarësishtt prej emrave, ky është qëndrim i prerë, mbështetja jonë për SPAK, për GJKKO, për BKH, për drejtësinë.

Rekordet e korrupsionit janë arritur me këtë kryeministër, janë arritur me këtë qeveri. Tani të gjithë kemi kohë që flasim për korrupsionin, edhe ne edhe ata që flasin në emrin tonë e tundin flaumirn tonë, por jo të gjithë jemi njësoj. Nuk mund të jesh kundër korrupsionit ditën, e kundër SPAK-ut natën. Kjo nuk është vetëm paqartësi politike, kjo është vrastare për interesat e demokratëve sepse është e rrezikshme për interesin publik. Prandaj bashkë me propozimet tona në Parlament për të fuqizuar SPAK-un, ndodhet edhe propozimi tjetër për të hequr imunitetin parlamentar. Ky është një qëndrim pa ekuivok, ky është një qëndrim që ndan ditën nga nata, fjalët nga veprat”-tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
20:03 | 24/06/2026