Basha e cilëson sulm ndaj opozitës përplasjen me policinë në selinë e FRD-së
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideroi sulm ndaj opozitës nismën e Bashkisë Tiranë për të marrë në dorëzim zyrat e Frymës së Re Demokratike.
Nga selia e FRD-së, ku deri në vitin 2013-të ka qenë selia e PD-së, Basha tha se ngjarja e sotme me përplasje dhe përfshirjen edhe të Presidentit Ilir Meta është e ngjashme me ato të para gjatë tetë viteve pushtet të qeverisë socialiste.
Ai paralelizoi dhunën me ato të shembjes pa dëmshpërblime të shtëpive të qytetarëve apo dhe Teatrit Kombëtar vitet e fundit.
“Ngjarja e sotme është një seri ngjarjesh që tregon se ka humbur mendjen, ka dalë nga fiqiri nga paniku i humbjes dhe drejtësisë që e pret atë dhe gjithë të tjerët që e kanë shndërruar shtetin shqiptar në strehë të krimit dhe oligarkisë me një letër bakalli si kjo [tregon dokumentin] me anë të së cilës mendojnë se mund të ushtrojnë presion ndaj opozitës,” – tha Basha në deklaratë për mediat.
“Skena të tilla do të vazhdojnë nëse pas 25 prillit Shqipëria mbetet pjesë e së njëjtës status-quo,” – vijoi kryetari i PD-së.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raportoi në edicionin informativ të orës 16:00 se pranë selisë së FRD-së janë mbledhur mbështetës së opozitës, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë do të bëjë opozita, nëse do ta kthejë këtë çështje në kauzë politike apo protestë.
Përplasjet fizike nisën ditën e sotme pasi policia bashkiake dhe policia e shtetit nisën të ekzekutonin një urdhër të Bashkisë Tiranë për lirimin e zyrave të FRD-së. Zyrat e FRD-së ndodhen në katin e tretë të godinës trekatëshe në rrugën Abdi Toptani në Tiranë.
Me vendim të qeverisë Berisha, në vitin 2013 godina i kaloi Bashkisë Tiranë, e cila në një pjesë të saj aktualisht ka vendosur shërbimet e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, disa sektorë të burimeve njerëzore si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.
Kryetari i FRD-së, Sali Shehu bëri publik një shkresë pa vulë dhe pa firmë, sipas së cilës Bashkia i kërkonte lirimin e mjediseve me arsye “procesin e bashkisë për sistemimin e zyrave për stafin dhe njësitë administrative”. Kjo mënyrë njoftimi dhe argumentimi nga Bashkia u konsiderua e papranueshme dhe anëtarët e FRD-së e kundërshtuan atë.
Përplasjet përfshinë edhe Presidentin Meta, i cili u gjend aty edhe personalisht. Meta e konsideroi urdhrin për lirimin e zyrave të FRD-së dhe përplasjen me policinë si “grusht shteti”, ndërsa kryetari i FRD-së Shehu tha se ka kallëzuar për abuzim me detyrën dhe ushtrim dhune policinë bashkiake.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha për Euronews Albania se incidenti me përfshirjen edhe të Presidentit Ilir Meta “ishte provokim i parapërgatitur”. Sipas Veliajt mjediset e FRD-së janë të Bashkisë Tiranë dhe se sipas ligjit “partive që nuk kanë as 1% të elektoratit dhe nuk kanë deputetë nuk u takojnë mjedise publike”.
Veliaj citoi Partinë Lëvizja e Legalitetit (PLL) dhe Demokracia Sociale (PDS) si shembuj të ngjashëm ku partitë kanë liruar mjediset publike.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti Meta përplaset me policinë bashkiake pas kërkesës për lirimin e zyrave të FRD-së
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta