Basha firmos ‘dekomunistizimin’, u kërkon ndjesë ish të përndjekurve

20 Shkurt 2022 | 11:55

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha firmosi formularin e dekomunistizimit në ditën që përkon me 31-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Në fjalën e tij nga sheshi ‘Skënderbej’, Basha u kërkoi ndjesë ish-të përndjekurve politike për proceset e papërmbushura ndaj tyre nga forca politike që ai drejton.

Kryedemokrati u shpreh se këtë nismë ligjore do ta dërgojë në kuvend ligjore për të ndaluar ligjërimin e diktaturës dhe përdorimin e simboleve të komunizmit në publik.

“Një ndjesë e thellë në emër të PD, partia që lindi nga aspiratat për liri dhe demokraci, drejtuar të përndjekurve politikë për proceset e papërmbushura nga ne. Ky peticion na detyron ne si PD që të çojmë në kuvend iniciativën ligjore për të ndaluar ligjërimin e diktaturës dhe përdorimin e simboleve të komunizmit në publik. Vetingun e funksionarëve në raport me të shkuarën gjatë regjimit si kusht për pastrimin e administratës”, tha Basha.

Kjo nismë synon gjithashtu të gjejë eshtrat e të zhdukurve gjatë periudhës së komunizmit dhe dëmshpërblimin e personave që kanë vuajtur gjatë asaj periudhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026