Basha fushatë në Tiranë: Do të amnistojmë gjobat abuzive për bizneset

6 Prill 2021 | 16:16

Këtë të martë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e zhvendosi fushatën e tij në njësinë 3 në kryeqytet.

Gjatë takimeve me qytetarë dhe pronarë biznesesh të vogla, ai shpjegoi planin e opozitës dhe premtoi se gjobat e vëna në mënyrë abuzive ndaj bizneseve do të falen.

“Ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë, naftës dhe fuqizimi i ekonomisë dhe rritja e pagës janë objektivi jonë kryesor. Shqipëria mezi po e pret ndryshimin”, tha kreu i PD.

“Do të hetohen të gjithë ata që kanë bërë këtë punë dhe do të bëhet amnisti për biznesin e vogël dhe familjet. Me 25 t’ia përplasim derën në fytyrë, t’ia mbyllim derën të keqes”, shtoi ai.

Basha u shpreh se pas 25 prillit procesi i rindërtimit do të ecë me ritme të shpejta dhe nuk do të jetë selektiv.

“DS1 e kanë bërë DS5, DS5 e kanë bërë DS1, lojëra nepotizëm, korrupsion. Gjëja e parë që do të bëjmë është rivlerësimi objektiv i dëmit dhe nuk do të vonojmë asnjë minutë për shpërndarjen e parave direkt familjeve që u janë dëmtuar shtëpitë dhe për të nisur ndërtimin e banesave me fondet tona dhe me fondet e BE”, deklaroi z. Basha.

Për të sëmurët me covid, kreu i opozitës premtoi rimbursim të plotë për të gjithë ata që do të kurohen në shtëpi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026