Basha i përgjigjet Berishës: Nuk do të ketë referendum partiak për përjashtimin e tij

22 Shtator 2021 | 11:34

Në një dalje të shkurtër për median kreu i opozitës Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të ngritura nga Sali Berisha, se ai është peng i kryeministrit Edi Rama.

Basha deklaroi se “për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar si kukull të Sali Berishës, dje Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje”.

Sipas Bashës, PD do të vazhdojë të kërkojë largimin e socialistëve nga pushteti.

“Kuvend të Partisë Demokratike për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur,” deklaroi Basha prerazi.

Ditën e djeshme, Berisha e akuzoi Bashën e ka dorëzuar sovranitetin e Partisë Demokratike, duke e zbritur partinë “në nivel minimal”. Ish-kreu i PD-së kërkoi falje publike për faktin që ka mbështetur Lulzim Bashën.

Krisjet e marrëdhënieve mes dy liderëve demokratë erdhën më 9 shtator pasi kryetari aktual i PD, Basha vendosi të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar i PD me arsyetimin e shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA.

Berisha ka hapur një çështje gjyqësore ndaj vendimit të SHBA dhe ndërkohë po organizon takime me degët e partisë në qytete të ndryshme duke kundërshtuar vendimin e Bashës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Sali Berisha në Fier: Lulzim Basha bën mirë të shkojë andej nga erdhi

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026