Basha ia faturon Ramës përgjegjësinë për situatën me COVID-19

16 Qershor 2020 | 17:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ngarkoi mbrëmjen e së martës kryeministrin Edi Rama me përgjegjësinë e situatës së krijuar javën e fundit me infeksionin e COVID-19.

Përmes disa postimesh në rrjetin social Twitter, Basha tha se Rama nuk i mori parasysh sugjerimet e shumta të opozitës për të kryer më shumë teste, për të garantuar mbrojtjen e personelit shëndetësor, për të mbyllur fasoneritë dhe ‘Call-Center”-at si vende ku mund të përhapej virusi dhe as për hartimin e një strategjie konkrete për daljen nga karantina.

“Ai nuk bëri asgjë. Rama e kishte mendjen tjetërkund: te shfaqjet dhe zdërhalljet me orë para ekranit si narcisti para pasqyrës, tek tenderat sekretë me miliona euro vjedhje në kohë pandemie, te pagesat nga taksat e shqiptarëve për inceneratorët dhe landfillet e Bandës së Lushnjës dhe jo të siguronte testimet e duhura apo të mbështeste qytetarët në vështirësi dhe ekonominë në krizë të thellë,” – u shpreh Basha duke këmbëngulur se “kërcënimi më i madh për shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve është qeveria”.

Komenti i Bashës erdhi pak orë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se situata e COVID-19 ishte kthyer shqetësuese, por që sidoqoftë nuk do të shoqërohej me rimbyllje të vendit.

Në deklaratën e tij Rama paralajmëroi ashpërsime të masave ndëshkuese për ata që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet shëndetësore.

Lexoni gjithashtu:

Kryeministri Rama: Nuk ka më karantinë, do ashpërsohen masat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026