“Basha ka ardhur në PD si mik i fëmijëve të Berishës”, thotë analisti Çupi

13 Shtator 2021 | 21:38

Lulzim Basha ka ardhur në Partinë Demokratike si lider për shkak të miqësisë së tij me fëmijët e Sali Berishës, tha në emisionin “Now” analisti Frrok Çupi.

Analisti tha për Lulzim Bashën se nuk është zgjedhur, nuk është verifikuar dhe as ka kontribuar më përpara për t’u bërë pjesë e skenës politike.

Për Frrok Çupin, marrëdhënia midis ish-kryeministrit Berisha dhe z. Basha është sentimentale dhe jo politike apo ligjore.

“Sentimenti e nisi, me sentimente erdhën gjatë gjithë rrugës dhe z. Berisha qëndron përsëri në fushën e sentimentit, ai thotë: Më ka tradhtuar”, u shpreh z. Çupi.

Frrok Çupi tha se trazirat aktuale në Partinë Demokratike vijnë për arsye se gjërat nuk janë ndërtuar mbi bazën e së drejtës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026