Basha kritika Ramës: Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon

18 Janar 2021 | 20:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kritikoi kryeministrin Edi Rama duke e bërë atë drejtpërdrejt përgjegjës për mbylljen e bizneseve në vend, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Me një shënim në “Twitter”, lideri i opozitës thotë se Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon.

Ai dënon gjithashtu kritikat, që kryeministri Edi Rama ka bërë në adresë të Bashkimit Europian sa i takon vaksinës së Covid-19. Sipas tij, nuk është fajin BE-së pse Shqipëria ka niveli më të lartë të korrupsionit në Evropë. 

“Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën  vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në”, shkruan Basha.

Ai thotë se për tetë vite radhazi, në vend që kryeministri të punonte për të mirëqenie, ka bërë të kundërtën duke shkaktuar varfëri të madhe për qytetarët shqiptarë.

“Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve”, shtoi ai.

Euronews Albania raportoi këtë të hënë referuar të dhënave nga Drejtoria e Tatimeve se gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë mbi 9000 biznese në vend janë mbyllur ose kanë kaluar në status pasiv.

Lexoni gjithashtu: 

Drejtorja e Tatimeve flet për bizneset që u rritën dhe ato që u goditën gjatë pandemisë

Pandemia goditi tregtarët e vegjël, falimentojnë mbi 9000 biznese

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026