Basha kundërshton planin e qeverisë për krizën energjetike: “Krizë” për të fshehur vjedhjen
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një reagim mbi planin e qeverisë për përballimin e krizës së energjisë, e cilëson si “fshehje për vjedhjet e radhës”.
Kreu i PD i referohet akordimit të rreth 200 milionë eurove për blerjen e energjisë në mënyrë që vendi të mos vuajnë ndërprerje si dhe mbulimin e deficit nga mos rritja e çmimit për familjet dhe biznesin e vogël.
Nisur dhe nga fakti se qeveria ka shpallur emergjencë deri në prill 2022, z. Basha thotë se kjo “krizë” po shfrytëzohet për të abuzuar me tenderët siç ka ndodhur gjatë tërmetit dhe pandemisë.
“”Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderët sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderët e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shprehet Basha përmes një reagimi në Twitter.
“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 9, 2021
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Jo rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta