Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar i PD-së

9 Shtator 2021 | 20:09

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së deri sa të zbardhet në rrugë ligjore vendimi për padinë e ngritur nga ish-kryeministri ndaj Sekratarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një deklaratë për shtyp Basha tha se “për të shmangur çdo keqkuptim deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të çështjes në rrugë gjyqësore, Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD”, tha ai.

Kryedemokrati u shpreh në hyrje të fjalës së tij se shpallja” non grata” e Berishës ishte një nga momentet më të vështira për të.

“Ky, ishte një nga momentet më të vështira për mua, si kryetar i Partisë Demokratike, si demokrat, si njëri prej jush, por edhe si një bashkëpunëtor i afërt prej vitesh i z. Berisha.”, tha Basha.

Teksa tha se e mbështet të drejtën e Berishës për të kërkuar transparencën për vendimin e DASH, z. Basha nënvizoi se rrugëtimi i “Sali Berishës në politikë nuk ndahet nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj”

Pas vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar janë thirrur në mbledhje anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pak ditë më parë në “Now” me Erla Mëhillin se në rast se do përjashtohej nga grupi parlamentar, siç dhe ndodhi sot, ai do bënte gjithçka për ta kthyer PD-së në vlerat e saj të dikurshme.

Më 19 maj Sekretari i DASH Blinken e shpalli Berishën “non grata” në SHBA për “korrupsion të niveleve të larta” dhe “cenim të demokracisë”.

Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike e ka konsideruar vendimin të pabazuar në prova dhe të motivuar politikisht. Për këtë, më 5 gusht ai tha se e ka paditur për shpifje Blinkenin në Gjykatën Korreksionale të Parisit.

Prej muajit korrik, SHBA ka kërkuar, përmes ambasadës në Tiranë, distancimin e PD-së nga Berisha dhe tërheqjen e këtij të fundit nga mandati i deputetit.

Përveç ish-kryetarit të PD-së, DASH ka shpallur deri më sot “non grata” për korrupsion ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish-kryetarin e Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe ish-deputetin Tom Doshi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Berisha: Nëse PD më përjashton do të bëj gjithçka për ta rikthyer partinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026

Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve

Nje marrëveshje me vlere 302 mln dollare me Shtetet e Bashkuara te Amerikes per financimin e ushtrise shqiptare ka mbërritur në Kuvend. Mazhoranca kerkon qe...
17:26 | 27/07/2026

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026