Basha mbledh kandidatët fitues: Do të luftohet në çdo terren, përfshi Parlamentin
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një mbledhje në selinë blu me kandidatët fitues të koalicionit të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku edhe i falënderoi për punën e bërë gjatë fushatës. Mbledhja u krye për të diskutuar hapat e mëtejshëm që opozita do të ndjekë në raport me zgjedhjet e mbajtura.
Sipas z. Basha fushatës së PD nuk i ka ardhur ende fundi duke u bërë thirrje kandidatëve fitues që të vazhdojnë së bashku punën në terren përfshirë edhe Parlamentin.
“Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim”, mësohet të jetë shprehur kreu i PD-së.
Z. Basha hodhi akuza për vjedhje votash nga ana e z. Rama dhe z. Doshi dhe shtoi PD ka sjellë arritje për Shqipërinë dhe për vetë PD-në.
“Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë”, u shpreh z. Basha.
Lulzim Basha u prezantoi kandidatëve fitues, punën e bërë nga grupi i juristëve të PD-së, i cili është duke hartuar një dosje që do të depozitohet në SPAK dhe do t’i dërgohet OSBE-ODIHR-it, ndërkaq një kopje e dosjes do të dërgohet në të gjitha kancelaritë evropiane, për të faktuar, sipas z. Basha, shkeljet që janë bërë gjatë fushatës elektorale.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta