Basha me përfaqësues të prodhuesve: Do u heqim ‘lakun’ nga fyti bizneseve përmes reformimit të inspektorateve

13 Shkurt 2021 | 10:53

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se PD do t’u heqë ‘lakun’ nga fyti bizneseve përmes një reformimi të thellë të inspektorateve.

Kryedemokrati zhvilloi paraditen e së shtunës një takim me përfaqësues të prodhuesve shqiptarë të cilëve u bëri me dije se ndër të tjera, në programin e PD për këtë kategori është reforma e inspektorateve, që sipas tij janë sot burim korrupsioni dhe pengese për bizneset.

“Inspektoratet janë burim korrupsioni, do vendosim një moratorium 12 mujor gjatë  të cilit do të bëhet reforma tërësore, që është plotësisht e mundshme.

Si rezultat i kësaj reforme vetëm 7-10 për qind e biznesit kontrollohet çdo ditë, sipas nivelit të riskut. Jo të kontrollohen çdo ditë bizneset duke u kthyer në pengesë serioze për investimet e brendshme e ato të jashtme.

Reforma e inspektorateve do të heqë lakun në fytin e biznese shqiptare dhe do të garantojë drejtësi pa dëmtuar biznesin bazë”, tha kreu i PD.

Kreu i PD u angazhua se do të ulë me 24 lekë për litër çmimin e karburantit, që siç tha në vendin tonë është më i larti në rajon e Evropë për shkak të taksës Rama.

Sipas z. Basha, PD i qëndron taksës së sheshtë 9 për qind, si mënyra më e mirë për të luftuar informalitetin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026