Basha me të rinjtë në Elbasan: Do keni mundësi të trajnoheni në fushat që dëshironi
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinj të Elbasanit të cilëve u premtoi trajnime në fushat që dëshirojnë dhe punësim në fusha të ndryshme të ekonomisë, që siç tha pas 25 prillit do t’u rikthehet shqiptarëve.
Kryedemokrati u shpreh se ndër projektet e qeverisë së tij nëse vjen në pushtet, është që të ndërtojë në Elbasan një korpus të madh universitar, që siç tha do të jetë nga më modernët në vend.
Ai kërkoi ndihmën e të rinjve të cilët sipas kreut të PD, do të jenë kontributorët më të mëdhenj të ndryshimit dhe përfituesit më të mëdhenj të tij.
“Me këtë vëmendje që ka Evropa për trajnimin e të rinjve shqiptarë, ju siguroj shumë shpejt se rinia e Elbasanit dhe Shqipërisë do të ketë të njëjtën përgatitje si rinia evropiane dhe mundësi më të mëdha për treg pune. Do keni mundësi të trajnoheni në fushat që dëshironi dhe të punësoheni në një ekonomi që do të funksionojë për të gjithë. Bashkë do ta fusim Shqipërinë në BE”, tha z. Basha mes ovacionit të të rinjve.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta