Basha mesazh kandidatëve që e sfiduan në garë: Është koha të hidhemi në betejë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas rikonfirmimit në krye të partisë. Me anë të një videomesazhi, kreu i PD-së përgëzoi çdo anëtar, të cilët një ditë më parë votuan për kryetarin e ri.
“Ju treguat me krenari që ne jemi në këmbë, që jemi të bashkuar, që jemi të fortë dhe, se pikërisht atëherë kur vështirësitë duken të pakapërcyeshme, nuk dorëzohemi kurrë”, tha Basha.
Ai falënderoi kandidatët që e sfiduan për zgjedhjet e brendshme, ndërsa theksoi se beteja e demokratëve është përballë asaj që Basha e quajti “regjimi Rama-Doshi”.
“Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi”, tha Basha.
Lideri i demokratëve, Lulzim Basha tha se tani është koha për t’u hedhur në sulm për mbrojtjen e demokracisë dhe largimin e qeverisë Rama.
“Është koha për ne të hidhemi në betejë, edhe njëherë për demokracinë, Shqipërinë, për shqiptarët deri në largimin e kësaj pakice që mban peng vullnetin e shumicës. Ne se bashku me shqiptarët do ta rrëzojmë këtë regjim”, tha Basha.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta