Basha: Milva Ekonomi do të dorëhiqet… Reagon Rama: Hiq dorë

14 Tetor 2020 | 13:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë konferencës së sotme për mediat i ka çuar më tej akuzat ndaj qeverisë për aferë korruptive me incineratorët. Basha deklaroi para gazetarëve se, plani më i fundit i kryeministrit Edi Rama është që të komandojë në krye të Bashkisë së Durrësit, Milva Ekonomin pasi Emiriana Sako tha ai nuk pranon të firmosë për planin që plehrat e Durrësit të dërgohen tek inceneratori i Tiranës.

“Për incineratorët po bëhet gati që ta shkarkojë për herë të pestë apo të gjashtë kryetaren e Bashkisë së Durrësit, se nuk pranon zonja që nuk ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh se shefja e kadastrës së Vlorës. Nuk pranon që të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek inceneratori i Tiranës dhe po bëjnë gati Milva Ekonomin që të japë dorëheqjen si deputete dhe të komandohet atje që të firmosi dhe të vjedhin prapë para me inceneratorët. Ky është plani, a do ta ndryshojë pas denoncimit tim, kjo mbetet për t’u parë. Bëhet fjalë për të paktën 100 mln $”, deklaroi z. Basha.

Për këtë akuzë, kryeministri Rama ka reaguar në “Twitter” duke thënë se, PD është partia e kaosit urban dhe ndaj nuk i mbështet inceneratorët e ngritur për të përpunuar mbetjet urbane në qytetet kryesore të vendit.

“Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare!…

Por do ti s’do ti, doni ju s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më!…

Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë, akuzuar, shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill”, shprehet z. Rama.

Pas këtij reagimi të kryeministrit, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish në rrjetet sociale duke thënë se deri tani qeveria ka paguar 75 milionë euro për inceneratorët. “75 milionë euro për mafien e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve. Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët, për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit. Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje. Zbato planin me 5 pika! Tani!”, shprehet kreu i opozitës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026