Basha në familjen e një socialisti, kryefamiljari: Rama na zhgënjeu, nuk e mbajti premtimin për legalizimet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje të majtë prej vitesh që është bashkuar me Partinë Demokratike në Shkozet të Durrësit.
Kryefamiljari i tha Bashës se zhgënjimi që ka marrë nga qeveria 8 vitet e fundit, për legalizimin e shtëpisë, e ka bërë që të bashkohet me opozitën.
“Unë kam vite socialist, votues dhe anëtar, kam kontribuar jashtë mase. U zhgënjeva jashtë mase për premtimin e pambajtur për legalizimet”, u shpreh kryefamiljari.
Nga ana e tij, kreu i PD e inkurajoi këtë të fundit që më 25 prill të votonte ndryshimin pasi në këtë mënyrë sipas tij do i shërbente familjes së tij dhe vendit.
“Problemin e legalizimeve e kam ngritur që në 2013, duhet të kishim mbyllur ne, nuk e mbyllëm dot, ky erdhi me premtimin për legalizimin falas, por njësoj si me premtimet e tjera nuk e mbajti premtimin.
Më 25 prill është dita juaj, ne kemi ardhur me një plan pune, jo me premtime boshe, që e treguan se ku e çuan vendin. Besnikërinë në radhë të parë e ke ndaj familjes e më pas ndaj Shqipërisë. Edhe po të vazhdosh të jesh me PS, duke votuar për ndryshimin më 25 prill i ke shërbyer familjes tënde, i ke shërbyer Shqipërisë”, u shpreh krydemokrati Basha.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta