Basha në Kombinat: Rama ka pranuar humbjen, ndaj kërkon bashkëqeverisje
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha e konsideron ftesën e kundërshtarit si humbje në tavolinë, dhe refuzon të bashkëpunojë.
Nga Kombinati, ku po vijon fushatën, Basha tha se Shqipëria do të zhvillohet vetëm me largimin e tij nga pushteti.
“Edhe Edi Rama e di që shqiptarët ia kanë mbyllur derën, e ka pranuar humbjen, kërkon të bashkëqeverisë me ne. Dua t’i them nga Kombinati që nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë përmes përkushtimit, Aleancës për Ndryshim”, tha Basha.
Duke folur para simpatizantëve të PD në njësinë 6, kryedemokrati tha se po sheh tek njerëzit padurimin për të ndryshuar kursin e vendit.
“Ata do të jenë gati për të qenë brezi i Evropian i Shqipërisë Evropiane. nevojën për ndryshim e ndjej kudo. Varg i gjatë njerëzish, automjetesh, që janë bërë bashkë për të shprehur padurimin. U kërkoj ndjesë atyre që përjetojnë ngecje për trafikun, e i garantoj se ngecja e Shqipërisë merr fund më 25 prill. Do e hapim rrugën drejt BE, do e bëjmë të gjithë së bashku, sepse kemi një plan, që në qendër ka familjen”, shtoi Basha.
Kryedemokrati Basha bisedoi veçmas edhe me banorë të zonës duke i ftuar të votojnë në 25 prill për numrin 9 në fletën e votimit.
Lexoni gjithashtu:
Bashkëpunim Rama-Basha? Analistët zbërthejnë mesazhin e ftesës së kryeministrit
Rama përsërit ftesën për bashkëpunim për Bashën, por me një kusht
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta