Basha në Lezhë: Do të përdorim çdo mjet për të përmbysur regjimin e Ramës
Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Lezhë ku u takua me strukturat e Partisë Demokratike.
Ai u shpreh se shumë shpejt Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje të brendshme, por beteja kundër mazhorancës dhe për kundërshtimin e zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të ndalet.
“PD ka qenë dhe është një shtëpi e madhe, ku gjithkush ka dhe do të ketë kontributin, sakrificën, lirinë për shprehjen e mendimit, ku secilit i njihen meritat dhe gabimet, dhe këtu fus edhe veten, por në shtëpinë tonë të madhe nuk ka të tepërt, ndaj le t’i dëgjojmë mendimet, t’i mirëpresim të gjitha kritikat konstruktive teksa bëhemi gati që 680 mijë shqiptarë që na besuan t’i udhëheqim në vazhdimin e kësaj beteje deri fund.
Shumë shpejt do të keni mundësi të zgjidhni drejtuesit tuaj me votë, por tashmë objektivi ynë është përqendrimi i çdo energjie tek ata që na votuan se ne nuk do të lëmë asnjë mjet pa përdorur, asnjë formë, asnjë hapësirë pa çliruar energjinë e jashtëzakonshme dhe dëshirën e njerëzve për ndryshim”, tha kreu i PD.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta