Basha në Vaun e Dejës: Asnjë shqiptar nuk do futet në borxh për të shkolluar fëmijët
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot nga Vau i Dejës se në planin e saj opozita parashikon rritje pagash për mësuesit dhe pedagogët, zgjatjen e orëve të mësimit, kurse për pesë gjuhë të huaja dhe 20 “pro-sesione” online, si dhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.
Basha tha se qeveria aktuale ka lënë pas dore edukimin dhe mirë-arsimimin e të rinjve.
“Paratë e taksave në vend që t’i çonte për fëmijët e shqiptarëve ia ka dhënë një grushti oligarkësh, disave drejtpërdrejtë me tenderë pesëfishin e çmimit dhe në disa raste, siç është rasti Becchetti i ka goditur për mllefe personale,” – tha Basha.
Kryetari i PD-së tha se pas 25 prillit “do ketë rritje pagash, shtrirje të orarit mësimor përtej orës 4 që do të fillojë me zonat rurale dhe qytetet e vogla”. Ai premtoi që brenda katër vitesh të ketë një kampus të ri për profesione të reja ku qeveria do të jetë pjesërisht investitorë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta