Basha njeh pogradecarët me planin e Partisë Demokratike për ekonominë dhe taksat

4 Korrik 2020 | 11:33

Kryetari i Partisë Demokratike shkoi në Pogradec për të vijuar turin e tij për të vëzhguar ekonominë lokale të banorëve. Në videon e shpërndarë nga Partia Demokratike, sipërmarrësit shprehën vështirësitë e tyre për fuqinë e dobët blerëse që ka ulur xhiron e bizneseve.

“Punojmë 17 orë në ditë, pa asnjë ditë pushim, por shitja ka rënë shumë dhe e kam të vështirë ta paguaj kredinë. Që të mos kem vonesa, detyrohem t’u vonoj paratë fermerëve e t’u hyj në hak”, shprehet një qytetar.

Kjo gjendje sipas kryedemokratit, vjen sepse paratë e taksave nuk shkojnë për qytetarët, por për oligarkët dhe në kohën kur qytetarët kishin më shumë nevojë, qeveria iu dha vetëm 10 euro secilit.

“Tani ishte momenti që këto taksa të vinin tek ju. Sa kanë ardhur tek ju? Me pikatore. Gjysmë paketa. Dhe ato nuk janë ekzekutuar. 10 euro mesatarisht për banor të Shqipërisë”, u shpreh kryedemokrati.

Basha u tregoi pogradecarëve dhe planin e Partisë Demokratike për ekonominë dhe taksat.

“Shqipëria s’mund të jetë e 5 vetave. Shqipëria duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve dhe këtë kemi parasysh me taksën e sheshtë 9% për biznesin mbi 140 milionë, me taksën 0.5% të xhiros për të gjithë biznesin e vogël nën 140 milionë lekë. Asnjë tatim, asnjë taksë tjetër, të punojnë lirisht”, tha ai.

Në përfundim, kryedemokrati Basha u tha banorëve të mos presin gjë nga qeveria për situatën me COVID-19, por të marrin masat për t’u mbrojtur vetë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026