Basha: Nuk ka krizë energjie por korrupsion, energjia u shit me 1/3 e çmimit që po blihet

11 Tetor 2021 | 14:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat të hënën tha se kriza energjetike e servirur nga kryeministri është në fakt një krizë korrupsioni që ndikon direkt në xhepat e qytetarëve.

Sipas kryedemokratit, kriza e korrupsionit ka nisur që në verë, kur siç tha u mor vendimi që të zbrazet kaskada e Drinit dhe u shit energjia hidrike me 1/3 çmimit me të cilin do të blihet.

Kjo krizë që po përkthehet si krizë energjie po pasohet me një rritje të tmerrshme të çmimeve, tha kryedemokrati.

“Kemi të bëjmë jo me një krizë energjetike, por krizë korrupsioni që ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do blihet tani energjia e shqiptarëve.

Që ta blejnë do ju duhet të marrin borxh, që duhet ta nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Ndërkohë, që presim që institucionet e drejtësisë të bëjnë detyrat para shqiptarëve, ne nuk mund të rrimë duarkryq”, u shpreh kreu i PD.

Basha tha se PD do të bëjë gjithçka, që nga beteja në Kuvend deri tek nxitja dhe mbështetja e të gjitha formave të reagimit qytetar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026