Basha paralajmëron Flamur Nokën me përjashtim nga grupi i PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komunikuar shkarkimin e Flamur Nokës nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.
Kreu i PD e ka akuzuar deputetin se ka shndërruar mbledhjen e Kryesisë së grupit në “laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena”.
“Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e PD dhe të demokratëve, duke zhvendosur vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama”, thuhet në qëndrimin e Bashës të shpërndarë nga zyra e shtypit të PD.
Përplasja më e fundit lidhet me deklaratën e bërë nga Noka për mediat lidhur me mbledhjen e kryesisë së grupit të PD, ku tha se Basha e ka quajtur “llum” bazën e PD.
Noka është një prej deputetëve që ka dalë në përkrahje të ish-kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit të tij nga grupi i PD duke e cilësuar vendim individual të Bashës.
Pas këtij qëndrimi, mes Nokës dhe Bashës ka pasur disa herë debate në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të PD.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasja brenda PD, Flamur Noka: Kuvendi do mblidhet kundër Bashës, jo kundër SHBA
‘Përjashtimi i Berishës thikë pas shpine’, Flamur Noka debate me Bashën në mbledhjen e kryesisë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta