Basha: Shkatërrove ekonominë dhe shëndetësinë. Rama: Flet në gjumë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon se qeveria “Rama” gjatë qeverisjes 7-vjeçare ka shkatërruar ekonominë si dhe nuk ka bërë investimet e nevojshme në shëndetësi.
Z. Basha thotë se, ata që mendojnë se situata nuk mund të jetë më mirë, ai thekson se me ardhjen e PD-së në pushtet do të ketë një qeveri që punon për njerëzit dhe ka një plan kundër pandemisë.
“Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!
Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të
mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 16, 2020
Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia”, shprehet Basha.
Vetëm pak minuta pas këtij postimi nga kreu i PD-së në Twitter, ka ardhur dhe kundërpërgjigjja e kryeministrit, Edi Rama. Kreu i qeverisë ironizon me pjesën ku Basha fton të imagjinojnë qytetarët një qeveri që punon për ta.
“…dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë”, shkruan Rama në Twitter.
…dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë? pic.twitter.com/ENfhmnBSxs
— Edi Rama (@ediramaal) November 16, 2020
Shëndetësia për shkak edhe të pandemisë së COVID-19 është kthyer në një prej temave kryesore të debatit politik në vend.
Opozita vazhdimisht ka ngritur akuza se, qeveria e majtë ka shpenzuar një pjesë të mirë të buxhetit të shtetit për koncesione dhe kontrata të partneritetit publik privat duke mos i përqendruar tek shëndetësia dhe ndihma për bizneset dhe qytetarët e prekur nga pandemia.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran