Basha: Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë, vendi është në kolaps
Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur rrjetet sociale për të artikuluar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, kreu i PD i referohet një studimi të FMN, që sipas tij tregon se ekonomia shqiptare është më pak e kredituara në rajon.
Sipas kryedemokratit, për 7 vjet qeverisje kryeministri Edi Rama shkatërroi ekonominë ndaj sot ai nuk është në gjendje të japë ndihmë financiare për familjet që po vuajnë nga kriza.
“Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj!
Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!”, shprehet kreu i PD.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta