English

Basha për Euronews Albania: Plani i PD për COVID-19, nuk është sulm politik kundër Ramës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një lidhje live me studion e Ilva Now në Euronews Albania theksoi se propozimet e PD për të përballuar krizën që po përjeton vendi për shkak të coronavirusit janë konkrete, të implementueshme dhe të llogaritura nga ekspertët më të mirë.

- Advertisement -

Teksa refuzoi çdo lloj debati politik me kreun e qeverisë, kryedemokrati theksoi se sot beteja është për shëndetin dhe jetën e qytetarëve dhe fokusi i opozitës është të japë ndihmën e vet për këtë çështje jetike në kohë pandemie botërore.

Z. Basha tha se plani social-ekonomik i propozuar nga PD është konkret dhe i kalkuluar nga ekspertët më të mirë të ekonomisë. Sipas tij, Shqipëria me gjithë kufizimet e veta krahasuar me vendet e tjera, e ka plotësisht të mundur implementimin e këtij plani që do t’i vinte në ndihmë në radhë të parë bluzave të bardha, shtresave në nevojë dhe biznesit të vogël për ta përballuar situatën.

“Propozimi ynë është i plotë, i kalkuluar nga ekspertët më të mirë. Nuk dua të humbas kohë, por t’i përsëris thirrje që pa humbur kohë të alokojë masat që nuk janë shpikje e PD, sigurisht brenda mundësive të Shqipërisë. Në këtë kohë s’mund t’i kërkohet sakrifica vetëm shqiptarëve.  Kemi 120 mln euro koncesione të oligarkëve që duhet të kalojnë për përballimin e krizës. 50 për qind e popullsisë është në gjendje të vështirë eknomike edhe para se të binte epidemia.

Pa diskutim edhe në Shqipëri do ketë pasoja ekonomike. Para disa ditësh Këshilli i Bankës së Shqipërisë adopotoi një masë duke shtyrë këstin e kredive dhe kam besim se bankat e nivelit të dytë do veprojnë me vetëdije njësoj. Të gjithë jemi bashkë në këtë varkë dhe të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që të dalim shëndoshë e mirë.

Paketa e PD ka prioritet shëndetësinë, shtresat në nevojë dhe ekonominë, biznesin e vogël. Disa propozime janë adoptuar nga qeveria, pavarësisht sulmeve, si ai për pagesën për një nga prindërit që do qëndrojë me fëmijët, për pagesat e njerëzve që nuk do të mundet të shkojnë në punë. Por s’ka asnjë pengesë që pa vonesë të veprojmë sot për t’i dhënë ndihmë ekonomisë”, – tha z. Basha teksa i kërkoi kryeministrit që të pranojë sugjerimet e PD.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?