Basha: Izolimi nga SHBA është vdekje e Partisë Demokratike
Aktet që çojnë në izolimin e Partisë Demokratike nga SHBA-të nuk do të pranohen e as lejohen nga kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha.
Ai thotë se një izolim nga SHBA mund të përkthehet si “vdekje e Partisë Demokratike”.
“Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve për rotacionin e pushtetit dhe normalizmin e demokracisë në vend”, tha Basha gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PD-së.
Ai arsyetoi përjashtimin e Sali Berishës nga partia.
“E kam përjashtur dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në shfaqje publike me ‘me the, i thashë, e me tha’ brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e theshtë: nga përballje të opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetem para kater muaj me parimin një anetar një votë, që jam unë”, tha ai.
Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD është shprehur i prerë se nuk do të lejojë hedhjen në votim për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi.
Ai nënvizoi se Berisha po “kërkon ta lidhë shpalljen e tij non grata me fatin e Partisë Demokratike”.
“Plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij”, ka deklaruar kreu i PD.
“Sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie”, ka deklaruar kreu i PD.
Basha tha se dëmtimi i PD-së do të ishte “kënaqësi dhe dhuratë” për Edi Ramën, të cilën ai nuk mund t’ia ofrojë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri javë më parë tha se vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të përjashtuar Sali Berishën nga kjo parti është i guximshëm dhe “meriton respekt”.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta