Basha: Plani me 5 pika i PD na nxjerr nga kriza, të përgatitemi për një rimbyllje të shkollave
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga Durrësi, ku vizitoi disa biznese vendase, ngriti alarmin për krizën ekonomike dhe shëndetësore që sipas tij i kanoset vendit.
Kryedemokrati përsëriti edhe një herë ofertën që opozita i bën qeverisë përmes planit me 5 pika që sipas tij është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza.
Sipas tij, hapi i parë është sigurimi i mbrojtjes maksimale kundër pandemisë, përmes mbrojtjes së mjekëve dhe rimbursimit 100 për qind të të sëmurëve me COVID që kurohen në kushte shtëpie. Kreu i PD nuk e përjashtoi edhe skenarin e rimbylljes së shkollave, për të cilin sipas tij qeveria duhet të përgatitet duke investuar në teknologji.
“Ftesa që kam sot për qeverinë është; jepini fund lojërave dhe propagandës. Merrni planin tonë me 5 pika dhe filloni zbatojeni. E para të sigurojmë mbrojtje maksimale kundër pandemisë. Po propozojmë mbrojtje për mjekët dhe infermierët dhe rimbursim 100 për qind për të sëmurët që po kurohen në shtëpi. Një i sëmurë me COVID harxhon 600 mijë lekë për ilaçe dhe deri në 1,2 mln lekë nëse i duhet të përdorë edhe oksigjenin.
Cila familje shqiptare i ka këto para për t’i shpenzuar?!
Rimbursimi i tyre është hapi i parë. Së dyti, hapja e shkollave e ka rritur rrezikun për pandeminë, duhet bërë testimi i mësuesve, të jepen maska dhe higjenizues falas për nxënësit dhe mësuesit.
Duhet të përgatitemi për mundësinë e mbylljes së shkollave duke investuar në teknologji në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi të mësojnë edhe në distancë”, tha kreu i PD.
Kreu i demokratëve e cilësoi të papranueshëm vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar dje përmes të cilit siç tha, 1,8 mln dollarë janë hequr nga bujqësia dhe i janë dhënë inceneratorëve.
Këto para tha z. Basha duhet të shkojnë për masa ekonomike që PD i ka propozuar qeverisë.
“Kemi propozuar që të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës të marrin 160 mijë lekë për 6 muajt e ardhshëm.
Të mbështet biznesi me 200 mijë lekë për çdo të ripunësuar dhe biznesi i vogël të marrë një çek prej 1 mijë eurosh për 6 muaj. Rënia e papunësisë do të thellojë krizën. Plani ynë duhet të nisë të zbatohet menjëherë për daljen nga kriza”, u shpreh kryedemokrati.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta