Basha: Po manipulohen shifrat e të infektuarve me COVID, Rama asnjë masë, vetëm abuzim të pushtetit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia e PD, ngriti sërish alarmin për humnerën ku sipas tij po shkon vendi për shkak të keqqeverisjes dhe abuzimit me pushtetin nga qeveria aktuale.
Kryedemokrati risolli në vëmendjen gjendjen në vend për shkak të pandemisë, e cila sipas z. Basha po keqmenaxhohet nga kryeministri aktual me mosmarrjen e asnjë mase parandaluese, siç po bëjnë vendet e rajonit ndërkohë që shifrat në rritje të të infektuarve me COVID-19 po manipulohen.
“Ka premtuar bonusin për mjekët dhe infermierë, kur në fakt siç kemi dëshmuar me dokumente të këtij shteti para të gjithë shqiptarëve ja jep një grupi oligarkësh që nuk bëjnë asgjë siç tregoi PD sot për inceneratorin e plehrave në Fier ku janë derdhur miliona euro dhe nuk është ndërtuar asgjë.
Deri më sot janë paguar 75 mln euro për incenaratorët. Imagjino çfarë do ishte bërë nëse këto para do shkonin për mjekët, pensionistët dhe biznesin. Sot na shpallet me pompozitet plani i maskave.
Nuk ka masa reale siç po bën gjithë rajoni. Mosmarrjen e masave mundohet ta fsheh pas maskave. Arsye pse nuk merren masa për t’i ndihmuar është se paratë e buxhetit po rrjedhin në drejtim të aferave korruptive. Maqedonia e Veriut ka përcaktuar 2 fishin e fondeve për ekonominë dhe shëndetësinë.
Dje kishim një shifër rekord të infektuarish, që gjithsesi është një numër i manipuluar.
Këtu ende mjeku i familjes është jashtë kësaj beteje i pambrojtur. Spitalet kanë arritur kapacitetin, asnjë reagim nga qeveria, heshtje totale.
Një çështje që ka të bëjë me shëndetin, me jetën e qytetarëve trajtohet si inekzistete nga kryeministri.
Sot s’ka më asnjë minutë kohë për të pritur, vendi është drejt greminës dhe e vetmja mënyrë është të marrim masa që vendet në rajon po i marrin me efektivitet”, tha kreu i PD.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta