Ambasadorja Kim në selinë e PD, takimi i parë me Bashën pas përjashtimit të Berishës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në selinë e partisë ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Ky është takimi i parë mes diplomates amerikane dhe kreut të PD, pas vendimit të Bashës për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.
Për herë të fundit ambasadorja Kim u takua me Bashën më 30 korrik. Në dalje nga ai takim në selinë e PD-së ajo shprehu hapur qëndrimin e SHBA kundrejt çështjes “Berisha” ku kërkohej distancimi i demokratëve prej tij.
“Do të ishte një ironi historike […] nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” – tha Kim në atë dalje për mediat.
Dy muaj më vonë, një ditë para nisjes së legjislaturës së re, kryetari i PD-së, Basha, deklaroi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së deri sa çështja e tij me SHBA të qartësohej.
Prej 19 majit SHBA e ka shpallur Berishën “non grata” për “korrupsion të niveleve të larta” dhe “cenim të demokracisë”. Berisha e ka konsideruar vendimin të pabazuar në prova dhe të motivuar politikisht. Për këtë ai ka nisur padi për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinkenin në Gjykatën Korreksionale të Parisit.
Pas vendimit për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha e ka etiketuar Bashën “peng të interesave të kryeministrit Rama”. Ai së fundmi ka nisur një nismë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së për të vënë në diskutim postin e Bashës në krye të partisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta