Basha: Qeveria nuk do t’ia dijë për mbi 120 mijë të papunë

28 Maj 2020 | 14:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur kritika ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të pandemisë së COVID-19. Z. Basha thotë se, kryeministri ka ofruar ndihmën më të ulët në rajon, dhe nuk po u gjendet pranë 120 mijë qytetarëve të papunë.

“I babëzituri nuk do t’ia dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN”, thotë kreu i PD.

Z. Basha nënvizon se nga ana tjetër, qeveria nuk i ka ndaluar vjedhjet dhe abuzimet me pushtetin. Ai iu referua këtu shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duke shtuar se po këtë projekt përveç shkeljes së çdo norme, do të rrisë borxhin publik.

“Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve”, përfundon lideri i opozitës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026