Basha: Qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi Lina dhe Robert Martini, një çift pensionistësh në kryeqytet, për tu njohur më nga afër me vështirësitë me të cilat kjo kategori po e përballon pandeminë. Çifti i të moshuarve i tregoi kryedemokratit se në rast se do të sëmureshin, pensioni i tyre nuk mjafton për të përballuar ilaçet.
“Mund të flasi qeveria, jep balloma, jep pankarta, jep ashtu po kur vjen puna tek moj ta marrsha, lek vjen e lek nuk e dim se ku shkon. Mua shyqyr zotit nuk na ka ndodh por me çfarë dëgjoj me shkuar nëpër farmaci me marrë ilaçe…. Nuk e përballojmë. Paracetamol, jo, jo vitamina e çfarë janë ato jo, jo nuk e përballojmë dot. 80 mijë lek shkon energjia, telefoni kjo, ajo. Edhe shokët e mi që kanë dalë në moshën time me 23 vite pune po deshe ju jap emra me 110 mijë lekë. Ja të them sinqerisht te furra ke bukë të ftohtë. Buka e ftohtë është 300 lekë, ja kështu”, shprehet çifti i pensionistëve.
Basha u shpreh se njëra nga kërkesat e opozitës në planin me 5 pika ishte edhe një shtesë pensioni për moshën e tretë, por as kjo nuk u pranua nga qeveria. “Një 20 mijë lekësh i kërkuam ne, 2 muajt lekë të vjetra për pensionist”, tha kreu i PD.
Sipas Bashës ajo që opozita kërkuar, është e njëjtë me atë që po bëjnë vendet fqinje Kosova dhe Maqedonia e veriut për të përballuar krizën.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta