Basha: Raporti i OSBE/ODIHR konfirmon masakrën zgjedhore
26 Korrik 2021 |
21:33
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dëshmon tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve.
Z. Basha duke iu referuar përfundimeve të raportit, thotë se OSBE/ODIHR pranon se ka pasur blerje masive të votave, presion ndaj votuesve dhe keqpërdorim të aseteve publike.
“Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme”, shprehet kreu i PD.
Lulzim Basha gjithashtu thotë se PS ka përdorur grupe kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
LEXONI GJITHASHTU:
Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për 25 prillin: PS u avantazhua në zgjedhje
Lajme të Sugjeruara
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta