Basha: Shqipëria po ndëshkohet nga keqmenaxhimi i pandemisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një vizite në Divjakë ka parë nga afër një nga resortet e zonës. Duke vënë në pah mungesën e turistëve, lideri i opozitës thotë se, kjo ka ardhur si rrjedhojë e keqmenaxhimit të pandemisë, pasi Bashkimi Evropian ka mbyllur kufijtë me vendin tonë për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me COVID-19.
“Shqipëria është një nga vendet e pakta në Ballkan që është vendosur në listën e kuqe të Bashkimit Evropian për të paktën deri më 15 Korrik dhe gjasat janë, sipas një bisede që pata me disa përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, gjatë një darke zyrtare, edhe gjatë gjithë muaji Korrik, Shqipëria do të mbetet, zonë e kuqe, zonë e rrezikut.
Kjo për arsyen e thjeshtë se ndryshe nga pjesa dërrmuese e vendeve të tjera, ku infeksionet po bien, në Shqipëri infeksionet po rriten. Një nga degët kryesore të ekonomisë që e vuan në mënyrë të drejtpërdrejt izolimin e Shqipërisë, mbylljen e kufijve dhe, për rezultat, anulimin e prenotimeve, është turizmi. Ky është lajmi i parë i keq”, tha z. Basha.
Kreu i PD duke komentuar konfesionin 1.2 miliardë euro për rrugën Milot-Fier, tha se në rast të ardhjes në pushtet, nuk do ta njohë një vendim të tillë të qeverisë “Rama”. Madje, ai shtoi se, përfituesit e tenderëve dhe koncesioneve do të dalin para ligjit me hyrjen në fuqi të ligjit anti-mafia.
“Ky nuk është asgjë, vetëm një projekt tjetër vjedhje dhe pa pikë diskutimi nuk ka asnjë shans të realizohet. Prandaj, po u them atyre që mesa duket, kanë bërë hesapet pa hanxhinjtë, dhe hanxhinjtë në këtë rast janë shqiptarët, është populli, se taksat janë të popullit: të heqin dorë menjëherë nga bashkëfajësia me këtë skemë të pastër korruptive”, u shpreh z. Basha.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta