Basha takim me gra profesioniste: Mungesa e bilancit ekonomik ka prishur ekuilibrat e shoqërisë

12 Prill 2021 | 14:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, me të cilat bashkëbiseduan për çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë. Sipas kreut të PD, ekuilibrat e shoqërisë janë prishur, për shkak të mungesës së një bilanci ekonomik.

Lideri i PD u zotua se do të sillte modelin e njeriut të fortë, duke rritur pavarësinë e mendimit, çka sipas tij do të thotë hapi i parë drejt evropianizimit.

“Kur s’ke bilanc për 8 vite, çfarë do të premtosh. Modeli i atij që ka qeverisur për 8 vite është, unë bëj gjithçka dhe pas meje qameti. Ndërsa modeli që unë dua të sjell është modeli i individit të fortë, të shtrimë sinorët e shtresës së mesme, rrisim pavarësinë e mendimit, në këtë moment mendoj se kemi hedhur hapin e parë drejt evropianizimit”, tha kreu i PD.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026