Basha takim me kryetarin e PDK-së: Diplomacia shqiptare do jetë në mbështetje të Kosovës
Mëngjesin e sotëm, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili.
Pas takimit kreu i PD-së theksoi se diplomacia shqiptare duhet të jetë tërësisht në dispozicion dhe në mbështetje të Kosovës.
Ndërkohë, kryedemokrati theksoi se PD do të mbështesë institucionet që do të dalin nga zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhja e Presidentit në Kosovë.
“Diplomacia shqiptare duhet të jetë tërësisht në dispozicion dhe në mbështetje të Kosovës. Pas 25 prillit, kjo mbështetje bëhet realitet. Bashkëpunimi ekonomik ishte një temë e natyrshme e takimit. Procesi i nisur nga Gjykata Speciale, duhet të jemi njëzëri në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së. Shpreh vullnetin dhe gatishmërinë e PD për bashkëpunim edhe më të thellë me institucionet që do të dalin nga zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhja e Presidentit”, u shpreh Basha.
Lexoni gjithashtu:
Kryetari i PDK-së sot vizitë zyrtare në Tiranë, takime me Ramën, Metën dhe Bashën
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta