Kthimi i të rinjve nga emigracioni, Basha bashkëbisedim me nënat që kanë fëmijët jashtë vendit

30 Nëntor 2020 | 09:48

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me nënat që kanë fëmijët emigrantë deklaroi se numri i të rinjve që po ikin nga Shqipëria është rritur ndjeshëm.

Basha pasi dëgjoi historitë e nënave të emigrantëve, deklaroi se qeveria e ardhshme ka një plan të qartë që të kthejë rininë në Shqipëri, duke i kthyer kështu shpresën vendit.

“Numri i të rinjve që ikin nga Shqipëria është rritur shumë vitet e fundit. Përjetoj edhe unë atë dhimbje dhe vuajtje që keni ju për fëmijët. Edhe unë jam prind, por nuk e di çfarë do të thotë që të mos shikosh fëmijët për 6 vite me radhë.  

Duam të kthejmë shpresën tek shqiptarët, për të krijuar vende punë.

Qeveria e ardhshme do që do t’ua bëjë të mundur rikthimin e shqiptarëve në vend. Ne do të sillemi me të njëjtën përgjegjësi siç sillen prindërit shqiptarë më fëmilët e tyre. Ju garantoj se do të bëj gjithçka që të mbush pritshmëritë tuaja. Duhet ta futim Shqipërinë në një rrugë shpresë edhe për rininë.

Më shumë punë mundësi për biznes për emigrantët shqiptarë”, u shpreh kryedemokrati.

Ndërkohë,  Qefsere Deliu, një nga të pranishmet në takim tregoi se rreth dy javë më parë i është larguar djali për të emigruar jashtë vendit. 

“Emigracioni në vitet e fundit është shumë i dhimbshëm. Rreth dy vite që djali është larguar pas shumë peripecive, në fakt që për shumë vite, që i vogël, që 16 vjeç ka ndarë kohës mes shkollës, sportit të atletikës ku ishte edhe kampion në fakt, edhe punës. Erdhi momenti këto vitet e fundit që nuk përballohej më edhe tha: do të marr rrugën. Falë Zotit iku edhe do rregullohet atje,” tha Qefsere Deliu.

Ndërsa zonja Xhuma Kurti u shpreh: “Edhe unë një familje si të gjithë shqiptarëve, familje e thjeshtë dy fëmijëve të mi kanë mbaruar juridikun, vajza është më e madhe dy vjet se djali, por vajza mbaroi juridikun këtu dhe punonte këtu, në televizion ka qenë në Klan, madje balerinë, ajo të aplikojë mami se mbase më del e drejta e studimit të shkojë të vazhdojë shkollën në Amerikë.

Aplikoi dhe fitoi se dhe këtu notat tek Juridiku i pati të shkëlqyera edhe ajo sot ndodhet në Amerikë dhe vazhdon studimet në Manhatan. Kam dhe unë 6 vite që se kam parë”. 

Lexoni gjithashtu:

‘Është koha për ndryshim’, Basha në Shkodër: Pandemia nxori në pah krizën e thellë ekonomike nga keqqeverisja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026