Basha takim me studentët e mjekësisë: Do anulojmë koncesionet dhe do bëjnë investime në shëndetësi
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Mjekësisë u shpreh se masat e marra nga qeveria në këtë kohë pandemie janë burokratike.
Ai theksoi se kemi humbur shumë mjekë dhe infermierë për shkak të mungesës së masave mbrojtëse.
“Rekomandimet tona për ndërhyrje në shëndetësi, bien në vesh të shurdhër. Plani ynë me 5 pika është shembull i menaxhimit të shëndetësisë në kohë krize. Qeveria është e vonuar dhe se masat burokratike dhe të paqarta. Studentët mund të përfshiheshin me dëshirën e tyre në këtë proces. Kemi humbur shumë mjekë për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse. Studentëve të mjekësisë mund t’u jepej mundësia për praktikë. Qeveria nuk ka plan, ky është problemi kryesor i pandemisë”, u shpreh kryedemokrati.
Ky i fundit premtoi se kur të vijë në pushtet do të anulojë koncesionet si dhe të bëjë financime në sistemin shëndetësor.
“Anulim i koncesioneve dhe financim i gjithë sistemit shëndetësor. Hapi numër 1, pagat 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Shëndetësia falas përfundoi në shëndetësi PPP”, tha ai.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta