Basha takim me të rinjtë: 25 prilli provë për demokracinë në Shqipëri

21 Dhjetor 2020 | 14:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me të rinj finalist të debatit kombëtar të organizuar nga EDYN i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si provë për demokracinë në Shqipëri.

“Do të bëjmë gjithçka për ndryshmin dhe ndryshimi duhet patjetër të triumfojë më 25 prill pasi është aspiratë e pothuajse të gjithë shoqërisë pavarësisht bindjeve politike. Edhe ata që mbështesin tradicionalisht partinë në pushtet, sot e kuptojnë që nuk ka më shans tjetër përveçse të ndryshojmë.

Por ndryshimit duhet t’i japim formë, t’i japim thelb. Ndryshimi është rregulli i demokracisë, stanjacioni është rregull i diktaturës. 25 prilli do të konfirmojë edhe njëherë se Shqipëria do të jetë demokraci, s’mund të jetë diktaturë. Nuk mund që për hir të sundimit të kujtdo qoftë të qëndrojnë më vendnumëro apo të bëjnë hapa pas”, u shpreh z. Basha.

Kreu i PD shtoi se për t’i dhënë ndryshimit formë dhe substancë nevojitet bashkëpunim me të rinjtë në mënyrë që t’i jepet fund tranziciont.

“Kemi nevojë për ndihmën tuaj edhe para por edhe pas 25 prillit, për ta kaluar këtë pengesë të fundit dhe për t’i dhënë fund tranzicionit. Fytyruat tuaja, sytë tuaj, shpirt juaj mendja juaj janë  portreti i fundit i tranzicionit. Do të bëj gjithçka që të jetë nesër portreti dhe i Shqipërisë, politike dhe ekonomike”, deklaroi lideri i opozitës.

Ai tha se kriza botërore e pandemisë paraqet dhe një mundësi për Shqipërinë pasi mund të bëhet një alternativë për të zhvendosur nga vendet evropiane zinxhirin e furnizimit duke sjellë investime të huaja në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026