Basha takim me të rinjtë: Do të luftojmë monopolet, jo buxhet për oligarkët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me një grup të rinjsh që studiojnë apo kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit. Kreu i opozitës e cilësoi kthimin e këtyre studentëve ekselentë në atdhe si një mesazh shprese për ndryshimin që kërkon vendi, në një kohë kur shumë të rinj e shohin largimin nga Shqipëria si zgjidhje.
Ai tha se pushteti aktual favorizohen një grup njerëzish dhe penalizohen gjithë të tjerët. Sipas liderit të opozitës sistemi që kryeministri Rama ka ndërtuar nuk ka hapësirë për korrigjim dhe ndaj duhet shembur. Me PD në pushtet, Basha tha se, buxheti i shtetit do të jetë në interes të qytetarëve dhe jo projekteve korruptive të oligarkëve.
“Edi Rama e ka çuar vendin drejt dështimit të plotë me premtimet e tij të rreme, me politikat klienteliste, me ligje që favorizojnë bizneset pranë tij dhe i marrin frymën biznesit të ndershëm dhe nuk i lënë asnjë hapësirë sipërmarrësve të rinj. Prandaj, ndryshimi është ai që duan të rinjtë, është ai që mezi presin shqiptarët sot. Ndryshimi për vendin, për ekonominë, për rininë do të vijë me largimin e Edi Ramës dhe një qeveri që ka në plan vizionin dhe vendosmërinë që t’u vijë në ndihmë të rinjve, të hapë vende pune, të rrisë pagat dhe pensionet. Ne do të luftojmë monopolet që i kanë zënë frymën ekonomisë”, tha Basha.
Kreu i PD premtoi se, studentët e ekselencës do të subvencionohen 100% të tarifës së shkollimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj dhe 50% të tarifës për ata me të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta