Pas takimit me Ursula Gaçek, Basha: PD, e vendosur për reformë zgjedhore
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim shefen e misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri, Ursula Gaçek.
Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas takimit tha se me znj. Gaçek diskutuan mbi rekomandimet parësore të raportit të OSBE/ODHIR, raport i cili sipas kreut të PD-së “fakton masakrën zgjedhore”.
Lulzim Basha u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur për një reformë zgjedhore.
“Kemi një grup pune të kryesuar nga Enkeled Alibeaj dhe shumë shpejt do t’i çojmë Kuvendit kërkesën për ngritjen e grupit të punës për reformës zgjedhore”, u shpreh z. Basha.
Mirëpo sipas z. Basha, nuk mjafton reforma zgjedhore por “një shkundje e thellë që vendi të kthehet në demokraci.
Lulzim Basha i krahasoi zgjedhjet be 25 prillit me “vrasjen e demokracisë në Shqipëri”, duke e krahasuar me Shqipërinë me Bjellorusinë.
“Jam i bindur se ligje të mira ka dhe Lukashenko, por Shqipëria nuk mund të jetë dhe nuk do të bëhet Bjellorusia. Me këtë raport [të OSBE/ODHIR] Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim nga Bjellorusia, po t’i heqësh fjalën Shqipëri raportit, është Bjellorusi”, u shpreh Lulzim Basha.
Kreu i PD-së tha se arsyeja e vetme pse Partia Demokratike është në Parlament, është rikthimi i legjitimitetit në vend.
Sakaq, gjatë ditës së sotme misioni i ODIHR ka zhvilluar takime edhe me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer