Basha takime në Laprakë: Mbështesim biznesin, krijojmë alternativë të re ekonomike

3 Tetor 2023 | 12:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të martë takime në zonën Laprakë, ku u takua me sipërmarrës të vegjël e të mesëm me të cilët ndau shqetësimet e tyre, por edhe programin e PD për të ndihmuar biznesin. Basha tha se PD mbështet biznesin për të krijuar alternativen e re ekonomike për Shqipërinë.

“Dëgjova me vëmendje sipërmarrësit e vegjël të Laprakës. Ata ka nevojë për një politikë që është në shërbim të tyre, kanë nevojë për një qeverisje që jua lehtëson punën, si me lehtësira në infrastrukturë ashtu edhe me politika fiskale.

Ne jemi në krah të çdo sipërmarrësi të ndershmëm dhe po punojme intensivisht për programin e Partisë Demokratike në mbështetje të biznesit, për të krijuar alternativën e re ekonomike për Shqiperine. Ne jemi të bindur se lufta kunder monopoleve dhe korrupsionit do të çlirojë energji pozitive në ekonomi dhe do ti japë biznesit frymëmarrjen për të cilën ka nevojë dhe mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim.  Ne do të jemi përditë me qytetarët dhe sipërmarrësit, sa më pranë shqetësimeve të tyre, për tju ofruar atyre zgjidhjet qe presin nga ne, për të ndërtuar bashkë një të ardhme më të mire per gjithe shqiptaret”, – shkruan Basha në facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026