Basha takime në njësinë 8, në lagjen e fëmijërisë: Dilni masivisht në votime
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të premte takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 8 në kryeqytet. Ai dëgjoi nga afër problematikat e tyre dhe u kërkoi të dalin masivisht në zgjedhje.
Ditën e parë të fushatës elektorale Lulzim Basha e nisi nga lagjja e tij e vjetër ku ka kaluar fëmijërinë. Takimin e nisi me tregtarët e rrugës së Dibrës, ku u njoh me problematikat e tyre.
Gjatë një takimi që zhvilloi me një grup të rinjsh, votues për herë të pare, Basha u shpreh se rinia do ta përcaktojë fatin e këtyre zgjedhjeve, ashtu siç ka bërë në momentet më kritike të vendit.
“Kjo është një betejë që do ta përcaktojë rinia shqiptare, siç ka përcaktuar të gjitha ndryshimet e mëdha dhe kjo është betejë për ndryshim, nuk është thjesht betejë për zëvendësim. Nga ky ndryshim do të varet rruga evropiane e Shqipërisë”, deklaroi z. Basha.
Gjatë një takimi me ish-pronarë, ai bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në votime.
“Gjëja e parë që do të bëjmë është që do ta kthejmë qeverinë në funksion të njerëzve. Prandaj kjo betejë vendos shumicën dërrmuese të shqiptarëve përballë një pakice absolute. Ndaj gjëja më e rëndësishme është që shumica të dalë të votojë pasi ndryshimi bëhet me votë”, tha z. Basha.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta