Basha takon taksistët, premton uljen e çmimit të karburantit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi të mërkurën takime me taksistët në Tiranë, me të cilët ndau ankesat dhe vështirësitë që ata hasin në ushtrimin e aktivitetit, që sipas tij “janë të ngjashme me të gjitha bizneset e vogla në Shqipëri”.
“Ne kemi propozuar një çek 1 mijë euro për sipërmarrjet e vogla, 20 mijë lekë shtesë për sipërmarrjet që rimarrin në punë punonjësit që larguan, po kështu një çek të ngjashëm për pensionistët dhe dyfishim të ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë, këto janë pjesë e programit me 5 pika për të parandaluar rrënimin e mëtejshëm të ekonomisë gjashtë muajt e ardhshëm,” – tha pas takimeve Basha për gazetarët.
Kryetari i PD-së këmbënguli se pikat e propozuara nuk kërkojnë shumë nga buxheti i shtetit dhe se gjithçka është e përballueshme.
“Paratë që sot shkojnë në xhepat e oligarkëve duhen orientuar te të papunët, biznesi që është në krizë, pensionistët dhe familjet në nevojë,” – u shpreh kryetari i PD-së.
Basha tha, se pas takimeve me bizneset, sipërmarrësit dhe punonjësit, ata në Tiranë ankohen kryesisht për taksat e shtuara, vështirësi në transport, probleme me parkimet dhe trafikun kjo si rrjedhojë edhe e shtimit të korsive të biçikletave.
“Problemi kryesor i taksistëve ka të bëjë me uljen e pasagjerëve si rrjedhojë e situatës së krijuar, kanë rreth 30 për qind të xhiros dhe janë ndër sektorët më të goditur edhe në kuptimin e turizmit që u kufizua edhe në kuptim të qytetarëve që në mungesë të të ardhurave shkurtojnë shpenzimet, por kjo ka ardhur edhe si rrjedhojë e rritjes së çmimit të naftës dhe benzinës me një taksë të vendosur nga qeveria prej 24 lekë për litër,” – u shpreh Basha duke u zotuar se nëse demokratëve do t’u besohet qeverisja e vendit ata do ta heqin këtë taksë.
“Kështu niveli i karburantit do të vijë pothuajse në të njëjtin çmim me atë të rrajonit duke ndihmuar jo vetëm taksistët, por edhe ekonominë,” – u shpreh Basha duke këmbëngulur se taksistët janë shtyrë, njësoj si gjithë bizneset e vogla, “në kufijtë e mbijetesës”.
Prej së paku një jave kryetari i PD-së Basha ka nisur takime me sipërmarrës për t’u prezantuar programin ekonomik dhe propozimin e opozitës për “rimëkëmbjen”. Programi me 5 pika parashikon të nxisë konsumin me mbi 300 milion euro dhe do të zbusë ngërçin e mungesës së blerjeve apo aktivitetit ekonomik në tërësi.
Lexoni gjithashtu:
Kreu i PD-së Lulzim Basha prezanton planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta