Topalli: Basha të sqarojë presionin që i ka bërë Yuri Kim për Berishën
Vendimi i Lulzim Bashës për përjashtuar Sali Berishën nga grupi i PD, sipas Jozefina Topallit është vetëm për interesa të tij politike dhe personale.
Sipas saj, Basha duhet të sqarojë presion që pretendon se ambasadorja amerikane i ka bërë për të përjashtuar Berishën, gjë që kjo e fundit e mohon.
“Ambasadorja tha s’kemi bërë presion, Basha të sqarojë nëse i kanë bërë presion dhe nëse po, duhet t’ua sqarojë shqiptarëve. Kjo nuk është transparencë, ndaj njerëzit duhet të bëjnë një analizë të të gjitha zhvillimeve. Basha duhet të shpjegojë pse i kanë bërë presion dhe pse çedoi ndaj presionit.
Çdo vendim është për interesin e tij personal dhe në kurriz të PD. Nuk është lider, por i kapur në shumë drejtime, është vulnerabël. A pranohet një lider vulnerabël që të drejtojë”, tha znj. Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun