Mesazhi i Bashës për kritikët: Dora ime e shtrirë, por kurrë më nuk kthej faqen tjetër
Në fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi të gjithë anëtarët e partisë të bashkëpunojnë.
“Për të gjithë ata që e kuptojnë rrezikun që ky regjim përbën për demokracinë dhe ndër vite kanë kontribuar për Partinë Demokratike, kjo është dhe mbetet shtëpia juaj,” – tha Basha.
Ai nuk nguroi të jepte një mesazh për të gjithë ata që kanë parë më të arsyeshme të luftojnë kundër PD sesa Ramës.
“Dora ime do të mbetet përherë e shtrirë nëse doni t’i bashkoheni aksionit tonë dhe t’i ktheheni vlerave tona, por kurrë më nuk do të kthej faqen tjetër ndaj gjithë atyre që sakrificat e demokratëve i shpërdorojnë për inate personale apo për përfitime të përkohshme,” – deklaroi kryedemokrati.
Në Kuvendin e Partisë Demokratike janë miratuar ndryshimet në statutin e PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta