Basha thirrje qeverisë të mos heshtë për situatën në Kosovë
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka kërkuar nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama që të mos heshtë përballë situatës që po kalon Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehu mbështetje për qeverinë e Albin Kurtit në përpjekjet e saj për të vendosur reciprocitet në targat me Serbinë.
Ai tha se aktet e dhunshme të ndodhura së fundmi në veri janë frymëzuar nga Beogradi zyrtar dhe se këto synojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.
“Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit,” – tha Basha.
Paralelisht në Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha, kritikoi qasjen e Bashës në raport me agjendën e jashtme të kryeministrit Rama për sa i përket rajonit. Ai tha se ai ka heshtur përballë projekteve të rrëzikshme si “Minishengeni” apo dhe “Ballkani i Hapur”.
“Ju pyes ju: Keni dëgjuar PD të thotë një fjalë për “Minishengenin për Ballkanin e Hapur”, ja ku janë rezultatet miqtë e mi, rezultatet e Minishengenit janë tanket në kufijtë e Kosovës, janë bombarduesit e Beogradit në kufijtë e Kosovës, dhe heshtja e varrit ndaj projekteve të Soros dhe Edi Ramës, por mjerisht edhe e ish-kryetarit të PD Lulzim Basha. Ne nuk jemi komb jetim,” – tha Berisha, referuar situatës në veri të Kosovës.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta