Basha thirrje SPAK: Nisni arrestimet për aferën e inceneratorëve

13 Shkurt 2022 | 15:31

Kreu i PD-së, Lulzim Basha këmbëngul se janë persona të tjerë ata fshihen pas të shpallurve në kërkim për aferën e inceneratorëve. Në konferencën e sotme për mediat, ai i bëri thirrje SPAK-ut të nisë arrestimet.

“Mos prisni që të japi dorëheqjen ministrit i radhës, por vendosjani prangat në ministri. Mos prisni që të japë dorëheqjen kryebashkiaku i radhës, por vendosjani prangat në zyrë”, tha Basha

Të hënën Komisioni Hetimor për inceneratëorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, do të thërrasë dëshmitarë 3 menaxherët e tyre.

“Nëse nuk do të vijnë do të thërras policinë. Padi penale për këdo që fshehu informacion”, tha Tabaku.

Kreu i PD-së paralajmëroi dhe lëvizjen e radhës së kryeministrit.

“Puna e komisionit do të nxjerrë të qartë emrat, pra se cilin do bëjë kurban Edi Rama për të shpëtuar vetën, është në dorën e Ramës”, tha ai.

Basha sqaroi dhe pse votoi pro zgjatjes së mandatit të Vetingut. Arsyeja sipas tij ishte vazhdimi i punës së ONM, si sy I jashtëm vëzhgues në një reformë të kapur nga maxhoranca.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026