Basha tregon dy rastet kur ka komunikuar me Ramën
Deputeti Lulzim Basha përgënjeshtroi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në kongresin e PS, i cili tha se i kishte dërguar mesazh kryedemokratit ku e paralajmëronte për shkatërrimin e PD-së.
Gjatë një komunikimi për mediat nga ambientet jashtë Kuvendit, Basha u shpreh se Rama po shpik gënjeshtra, teksa tregoi dhe dy rastet kur ka komunikuar me të.
“Këto janë gënjeshtra tipike të njerëzve që duan të heqin vëmendjen nga thelbi. Është një gënjeshtër. Kam pasur komunikime për dy ngushëllime. Një në vitin 2020 dhe një në vitin e kaluar. Këto janë gënjeshtra për të hequr vëmendjen”, tha Basha.
Në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike, Basha kërkoi që ish-kryeministri Sali Berish të bëjë një hap pas.
Sipas tij, PD-ja duhet të çlirohet, në mënyrë që të bëjë detyrën e saj para shqiptarëve.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta